Lajme
Mickoski e thotë qartë: Kushtetuta nuk ndryshohet!
Derisa unë të jem kryeministër, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, pa u plotësuar disa kushte nga pala bullgare dhe ajo evropiane. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën parlamentare për pyetje deputetësh, duke iu përgjigjur deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Përkatësisht, deputeti Rexhepi theksoi se, marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në shtet, migrimin masiv të të rinjve dhe stabilitetin, vendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese sa më parë. Ai dha një propozim deri te kryeministri Mickoski të miratohet një Rezolutë në Parlament, me të cilën do të mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas.
“Ti fillojmë ndryshimet kushtetuese me një parakusht që të gjithë 120 deputetët ta sjellim një Rezolutë, me të cilën do të mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas, sepse, këtë e kemi obligim të gjithë pavarësisht që nga ana e deputetëve – nuk është i njëjti reciprocitet. Menjëherë pas saj të shkojmë në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, sepse nga vendimi që do ta merr Qeveria dhe Parlamenti, varet ardhmëria e gjeneratave që vijnë, lumturia e tyre. Ose do ti bekojmë ata, ose do ti mallkojmë ata”, theksoi Rexhepi.
Në përgjigjen e tij, Mickoski ishte i prerë. Ai tha se pa garancitë të cilat Shkupi i kërkon, nuk do të miratohen ndryshimet kushtetuese.
“Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë deri sa jem unë kryetar i Qeverisë, përderisa nuk plotësohen minimum dy kushte. Kushti i parë është që pakica maqedonase në Bullgari të fitojë të drejtat e garantuara, në bazë të Konventave dhe Rezolutave ndërkombëtare për të drejta të njeriut. Dhe e dyta, derisa nuk marrim garanci për identitetin tonë maqedonas, për çka pres mbështetje nga ju si bashkëqytetarë të mi, për gjuhën time maqedonase, se nuk do të ketë më veto bilaterale dhe se nuk do të ketë më nënçmime të reja për këtë shtet dhe për këtë popull, i cili ka dhënë shumë për rrugën drejt BE-së, është viktimizuar shumë”, theksoi Mickoski. Ai tha se qëndrimin e Qeverisë duhet ta mbështesin fuqimisht të gjithë deputetët, ndërsa ftoi Rexhepin që në vend të Rezolutës që ai propozoi, të mbështesë një Rezolutë tjetër, i cila do të përfaqësojë qëndrimin unitar të faktorit politik në shtet se pa plotësim të garancive të kërkuara, nuk do të miratohen ndryshimet e kërkuara kushtetuese.
“A është shumë kjo që po kërkojmë, pavarësisht se ndërruam flamurin, emrin, bankënotën, nuk e di sa çfarë nuk ndërruam, të kërkojmë garanci nga ai Këshilli Evropian i njëjtë, se kjo do të jetë kompromisi i fundit dhe se nuk do të na kërkohet diçka tjetër dhe ju këtu duhet neve të na mbështesni dhe unë pres që ju të na mbështesni dhe ju lus të na mbështesni. Kemi sjellë Rezolutë për gjuhën maqedonase, por duhet të gjithë të sjellim një Rezolutë që pa këto dy-tri kushte minimum, nuk do të lëshojmë pe, për asnjë temë, për shkak se ndonjëherë duhet të tregoni që keni karakter”, theksoi Mickoski.
Ndaj kësaj përgjigjeje të kryeministrit, deputeti Rexhepi u përgjigj duke i rikujtuar se ai së bashku edhe me deputetët tjerë shqiptarë, gjithmonë kanë mbështetur gjuhën maqedonase, por asnjëherë deputetët maqedonas nuk kanë treguar respekt për gjuhën shqipe.
“Ky është mandati im i dytë – tre herë publikisht kam dhënë mbështetje për gjuhën maqedonase, por është për keqardhje, që as nga ju, as nga LSDM, nuk ka përkrahje për gjuhën shqipe, apo për atë që në Kushtetutë definohet si 20%. A nuk është kjo ofendim, por ja për shkak të punëve që duhet ti shtyjmë përpara, unë e ofrova atë Rezolutë”, tha Rexhepi. Ndërkohë u diskutua edhe çështja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Deputeti Skender Rexhepi shprehu pakënaqësinë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ndaloi detyrimin e deklarimit të përkatësisë etnike, ndërsa pyeti kryeministrin Mickoski se si institucionet do ti definojnë të punësuarit mbi baza etnike, nëse veçmë Gjykata Kushtetuese e ka ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike.
“Duke pasur parasysh që përkatësia etnike nuk figuron në asnjë dokument personal, nuk ka përkatësi etnike të definuar askund, ju – si kryeministër ose si ministrat, drejtorët e institucioneve përkatëse, do të caktoni përbërjen etnike të institucionit që ju e drejtoni, duke u thirrur në vendimin Gjykatës Kushtetuese që të punësuarit aty mund të mos e deklarojnë përkatësinë etnike, , sepse këtë e kam mbrojtje nga Gjykata Kushtetuese. Si institucionet do ta dinë gjendjen reale, si do ti definojnë? Nëse është në kuadër të emrit, emri nuk e definon përkatësinë etnike”, tha Rexhepi, ndërsa theksoi se për propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Komisioni i Venecias ka thënë se është i pakompletuar dhe jodomethënës, për faktin që është shumë i mangët.
Kryeministri tha se nuk do të komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa rikujtoi Rexhepin se përbërja e kësaj gjykate është zgjedhur nga qeveria e kaluar. Mickoski më tej tha se absolutisht po mbahet llogari për përfaqësimin e drejtë dhe se garantues për atë është pikërisht ai. “As si njeri, as si politikan, as si kryetar i Qeverisë, nuk do të lejoj askush asnjërin ta minimizojë apo majorizojë. Cilësia e njerëzve, pa dallim përkatësisë etnike, duhet të jetë kyçe dhe prioritet. Ky është themeli i vlerës kushtetuese dhe pjesë e Rezolutave dhe Konventave ndërkombëtare”, porositi Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjen që ia parashtroi deputeti Skender Rexhepi, Mickoski informoi se Ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe së shpejti duhet të hyjë në procedurë parlamentare.
“T’ju përkujtoj, mendimi i Komisionit të Venecias, në pajtim me ndryshimet e fundit në procesin e inkuadrimit drejt BE-së dhe në pajtim me kërkesat e fundit për ndryshim të metodologjisë në procesin e inkuadrimit drejt BE-së, është faktor vendimtar. Rreth tyre veprohet dhe pres shumë shpejtë ky Ligj të vijë këtu para deputetëve. Shpresoj se do të miratohet unanimisht dhe shpresoj se deputetët nuk do t’i rrezikojnë proceset integruese evropiane të shtetit, përkatësisht do të lejojnë të implementohet ky Ligj që duhet të sigurojë përfaqësim të drejtë”, theksoi kryeministri, ndërsa shprehu keqardhje që deputetët e opozitës shqiptare vazhdimisht po i etnizojnë çështjet, ndërsa apeloi që të dalin nga ky “fjalor”. (koha.mk)
Lajme
Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për komplotin e dyshuar është mbajtur i fshehtë për disa muaj.
Netanyahu e bëri deklaratën gjatë një interviste telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, duke e lidhur kërcënimin me nevojën për masa të vazhdueshme sigurie për familjen e tij.
“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq të vriste një nga djemtë e mi. Kjo është arsyeja pse kjo siguri nuk është luks. Pa të, ata do të kenë sukses”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit nuk bëri të ditur se cili prej dy djemve të tij, Yair apo Avner, ishte objektivi dhe nuk dha detaje mbi mënyrën apo kohën kur dyshohet se ka ndodhur komploti.
Netanyahu tha gjithashtu se kishte komunikuar me kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar që të sigurojë mbrojtjen e përshtatshme për çdo kandidat për postin e kryeministrit, veçanërisht në periudhën e fushatës zgjedhore.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Netanyahu u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë që të tregojnë përmbajtje gjatë fushatës.
Lajme
“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë
Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për seancën e parë gjyqësore lidhur me lëndën për shpërdorim e 8.2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore.
Grubi i shoqëruar nga dy avokatët, Goce Ristevski dhe Vlladimir Donevski u ul në bankën e të akuzuarit, ndërsa për veprën që i ngarkohet, Kodi Penal parashikon prej 1 deri në 5 vjet burg.
Krahas tij, sot në seancë janë paraqitur edhe 6 të akuzuar të tjerë. Në afërsi të tij, është ulur Metodija Dimovski, ish sekretar i Qeverisë, por edhe të akuzuarit Skender Memeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Bashkim Avdi dhe Aleksandar Dimitrieski. Mungoi vetëm ish drejtori i Lotarisë Përparim Bajrami, i cili është i akuzuar i parë në këtë lëndë, por që mbetet në arrati prej dhjetorit të vitit 2024.
Megjithatë seancë e sotme zgjati shkurt, meqë organi i akuzës nuk ua ka dorëzuar palëve provat. Për këtë, prokurorët e lëndës Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski kishin përgatitur tetë pako me prova, të cilat i morën avokatët e të akuzuarve. Siç shpjeguan prokurorët, ata posedojnë listë me 231 prova materiale, të cilat thanë se do t’i prezantojnë brenda një seance gjyqësore, ndërsa ato verbale, respektivisht dëshmitë e 7 dëshmitarëve për 2 deri në 3 seanca, ndonëse kjo nuk mund të përcaktohet pasi do të varet edhe nga numri i pyetjeve të kryqëzuara nga ana e avokatëve të mbrojtjes.
Meqenëse mbrojtja nuk ka pasur mundësi të përgatitet për shkak se nuk i ka pasur provat, gjykatësja e lëndës Biljana Shuplinovska – Jovevski u dha dy javë kohë, respektivisht caktoi seancën e radhës për më 7 shtator. Deri atëherë, avokatët duhet t’i studiojnë provat e Prokurorisë, të përgatisin mbrojtjen dhe të dorëzojnë listë të tyre me prova.
Njëkohësisht, gjyqtarja në pajtim me palët caktoi dinamikën e gjykimit për periudhën e ardhshme, e cila sipas terminëve do të jetë mjaftë e ngjeshur. Gjatë muajit shtator, do të mbahen 6 seanca gjyqësore, ndërsa 7 të tjera janë caktuar në tetor.
Sipas Prokurorisë, Artan Grubi dhe 7 persona të tjerë akuzohen se kanë “Keqpërdorur detyrën zyrtare” pasi kanë qenë pjesë e operacionit për furnizimin e VLT aparateve për lojëra elektronike të fatit, për nevojat e Lotarisë Shtetërore edhe pse të njëjtat asnjëherë nuk janë përdorur, pasi që Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë ligjore për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Prokuroria e zhvilloi hetimin për veprën penale “Mashtrim në shërbim” për të cilën parashihet dënim me burg prej 4 deri në 20 vjet burg, megjithatë propozim akuzën e dorëzoi për vepër tjetër penale që parashikon dënim më të butë, respektivisht prej 1 deri në 5 vjet burg. /Alsat.mk
Lajme
E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Shpëtim Syla.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse 18-vjeçari është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes./Klankosova.tv
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
