Lajme
Si filloi lufta para 25 viteve në Tetovë
Pikërisht sot më 14 mars, 25 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.
Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës, informon portali “tetova1”.
Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll.
Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001.(INA)
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
