Connect with us

Lajme

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, duke akuzuar koalicionin VLEN se po lejon rikthimin e simbolikës së ish-Jugosllavisë në qytet.

Në reagimin e saj, BDI vlerëson se arsyetimet e dhëna për këtë çështje janë “banale” dhe se ato flasin më shumë se deklaratat publike të përfaqësuesve të VLEN-it. Partia thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj dhe nuk meriton, sipas tyre, të kthehet pas në kohë përmes rikthimit të emërtimeve që qytetarët i kanë lënë pas prej vitesh.

BDI gjithashtu ngre një sërë pyetjesh publike drejtuar kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Partia kërkon sqarime nëse komuna është kontaktuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me lëndën në fjalë, cili ka qenë qëndrimi i saj gjatë procedurës dhe nëse ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me institucionin.

Po ashtu, BDI kërkon transparencë edhe për rolin e përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri dhe qëndrimin që ekzekutivi ka mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërtimet e miratuara në vitin 2007.

“Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga partia opozitare theksojnë se qytetarët nuk duhet të nënvlerësohen dhe se, sipas tyre, arritjet e shqiptarëve nuk duhet të cenohen në heshtje.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur reagim nga Komuna e Tetovës apo nga përfaqësues të VLEN-it lidhur me akuzat dhe pyetjet e ngritura nga BDI.

May be an image of ‎text that says "‎LETRARE shkolles "19 MARS" kurordz sukßesx patronatit njejtin ออชีช "19 MARS". Grupi dhe rvjetori panifestan edhe dまt越n krentinit Tixsnesまt paraqiten konkursin letraru. Puninet tyre t巻 akuruluara mbrenda n茶 viti,zgjidhen daktohen nga arsiuterft fund n巷 kuader גב nxピnだsit shprblehen De vendin kuader zgjedhjeve .မီး poe2i 地 m主rg: parl:- Yrigjile Ianailı noEHcBe shkollts Vendi puninet dyte dhe treti. zgjodhen kito punine Vendi Ratadani nxtngs per poezine Vondi 可Nだれぎョ” Vendi tretd:Luljetu Salnenf TжaлeBe pt poezine kl. katürte:Bile11 Kasani รางผสีง๕ัส per poezint per poezine אבביץ . rruges nbarぎ。 אבבייץ יצאינגם 11r1 tregove rrug 11で1nぎ ta gizoim drejtr jett. jeni 11r1 ju porahlindanin B1lal‎"‎

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dërgohet për gjykim gruaja e Sanchez, i sekuestrohet pasaporta

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është vënë nën akuzë për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Në një urdhër të lëshuar sot, gjykatësi Juan Carlos Peinado urdhëroi gjithashtu sekuestrimin e pasaportës së Gomez.

Zonja e parë, si rrjedhojë, nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendi dhe do të duhet të paraqitet në gjykatë çdo dy javë. Njoftimi erdhi pas seancës paraprake të së hënës së kaluar, në të cilën palët civile kishin kërkuar masa paraprake, duke përmendur rrezikun e arratisjes së saj.

Gomez përballet me gjithsej katër akuza, ku përveç ushtrimit të ndikimit dhe korrupsionit në sektorin privat, ajo akuzohet gjithashtu për përvetësim dhe përvetësim të fondeve publike.

Bashkëpunëtorja e Gomez, Cristina Alvarez, do të gjykohet gjithashtu për të njëjtat krime. I pandehuri i tretë, biznesmeni Juan Carlos Barrabes, do të përballet me akuza për ushtrim të ndikimit dhe korrupsion në sektorin privat.

Partia Socialiste Spanjolle (PSOE) ka mbrojtur gruan e kryeministrit, duke denoncuar atë që e quan persekutim gjyqësor.

“Ajo është e pafajshme, por është persekutuar gjyqësisht dhe politikisht për dy vjet. Ajo që ndodhi sot është një hap më tej, një skandal demokratik që nuk mund të durohet”, thuhet në një postim të PSOE-së në X.

Sekretarja socialiste Rebeca Torro e quajti një vendim të tepruar dhe joproporcional, në mes të një gjyqi skandaloz politik kundër një personi të pafajshëm.

Continue Reading

Lajme

Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona

Të paktën 12 persona u plagosën pasi u hap zjarr ndaj një turmë në Çikago. Policia tha në një njoftim për shtyp se automjeti fouristradë hapi zjarr dhe pas u largua nga lagjja South Side.

Mësohet se dy persona janë në gjendje kritike pas të shtënave. Njëri prej tyre pësoi një plagë me armë zjarri në kofshë.

Tetë burra dhe katër gra të moshës nga 17 deri në 47 vjeç gjithashtu mbetën të plagosur. Ata po trajtoheshin në katër spitale.

Të shtënat ndodhën në Juneteenth, një festë që feston fundin e skllavërisë në SHBA. Më herët të premten, ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama mirëpritën vizitorët e parë në qendrën e tij presidenciale në South Side.

Continue Reading

Lajme

Hoxha: 5 vjet Parku Nacional Mali Sharr – zhvillim, por në harmoni me natyrën

Me rastin e jubileut pesëvjeçar nga shpallja e Malit Sharr si Park Nacional, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, vizitoi parkun, prej nga paralajmëroi investime të reja dhe masa sistematike për mbrojtje.

Ministri Hoxha theksoi se gjatë pesë viteve të fundit është vendosur një sistem modern dhe funksional për menaxhimin e njërit prej burimeve natyrore më të vlefshme në vend, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve, popullatës lokale dhe donatorëve.

“Qëllimi ynë është i qartë: zhvillim, por në harmoni me natyrën. Nuk do të lejojmë që fitimi ta shkatërrojë natyrën”, theksoi Hoxha dhe shtoi se është në përgatitje e sipër një Strategji e Turizmit për zonën e parkut.

Hoxha shprehu mbështetje për zbatimin e plotë të kompensimeve ekosistemike, me ç’rast mjetet e grumbulluara nga të hyrat do të kthehen drejtpërdrejt në park. Këto mjete janë të dedikuara për një mjedis më të pastër, përmirësimin e infrastrukturës malore dhe forcimin e kapaciteteve të rojtarëve të parkut.

Këtë vit, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr do të marrë mbështetje shtesë nga ministria për avancimin e kapaciteteve për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore, përmes investimeve në një objekt modern.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Dërgohet për gjykim gruaja e Sanchez, i sekuestrohet pasaporta

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është vënë nën akuzë për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Në një...

Lajme57 minutes ago

Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona

Të paktën 12 persona u plagosën pasi u hap zjarr ndaj një turmë në Çikago. Policia tha në një njoftim...

Lajme2 hours ago

Hoxha: 5 vjet Parku Nacional Mali Sharr – zhvillim, por në harmoni me natyrën

Me rastin e jubileut pesëvjeçar nga shpallja e Malit Sharr si Park Nacional, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,...

Lajme4 hours ago

Punë edhe në fundjavë, Daut Memishi nis asfaltimin e rrugës në Dobrosht

Punimet infrastrukturore në Komunën e Tearcës po vazhdojnë pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës. Kryetari i komunës, Daut Memishi, ka njoftuar...

Sport5 hours ago

Pushimet për hidratim ndezin polemika: mbrojtje për lojtarët apo reklamë për televizionet?

Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës...

Lajme5 hours ago

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë, do ta integrojmë vendin me çdo kusht

Kryeministri Edi Rama është shprehur se një udhëheqës që ka një qëllim të fortë, me çdo çmim i shkon qëllimit...

Lajme5 hours ago

Anketimi i WeBalkans: 77% e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike

Partitë politike vijojnë të jenë institucionet me nivelin më të ulët të besimit në Shqipëri. Sipas Anketimit Vjetor të Perceptimit...

Sport5 hours ago

Carlo Ancelotti jep lajmin e madh: Neymar rikthehet ndaj Skocisë

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Kupës...

Sport5 hours ago

Futbollistët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me një çmim që nuk mund ta kishin imagjinuar për barazimit ndaj Çekisë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Afrikës së Jugut u gjend në qendër të vëmendjes së publikut sportiv botëror, por këtë herë jo drejtpërdrejt...

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Tradita dhe kultura janë pjesë e identitetit që na bashkon

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e...

Trending