Sport
Shkëndija nuk i shfrytëzon gabimet e Shkupit dhe Strugës, vetëm barazim me Makedonija Gjp
Pesë ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut të luajtura pasditën e sotme kanë sjellur plotë surpriza.
Kampionët në fuqi Struga Trim Lum dhe Shkupi kanë pësuar humbje, ndërsa Shkëndija e Tetovës dhe Voska Sport nuk kanë shkuar më shumë se një barazim. Kampionët në fuqi u mundën nga Vardari në kryeqytet me rezultatin 1:0, teksa me shifra identike u mposht edhe Shkupi në Shtip nga Bregallnica me golin e vetëm të Gorgievit të shënuar në minutën e 7-të.
Humbjet e Strugës dhe Shkupit nuk ka arritur ti shfrytëzojë Shkëndija e Tetovës, e cila në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1.
Gjithashtu edhe Voska Sport ndaj Rabotniçkit u ndal me rezutlat 1:1, përderisa takimi tjetër i luajtur në Kavdar i takoi Tikveshit që mundi Brerën me shifrat 3:1.
Sport
Voska kërkon mbështetje për finalen e Kupës, klubi organizon falas udhëtimin dhe biletat për tifozët
Voska Sport me 22 maj do të luaj në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit. Ekipi shqiptar për herë të parë në histori do të luaj në një finale të Kupës dhe në situatë kur janë shumë afër për të fituar trofeun e këtij kompeticioni, kërkon mbështetjen e publikut për këtë sfidë.
Finalja do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, dhe drejtuesit e klubit shqiptar kanë marrë përsipër të organizojnë falas udhëtimin dhe biletat për të gjithë ata që do të mbështesin Voskën në këtë ndeshje historike.
Njoftimi për të njejtën ka ardhur nga vet klubi nga Ohëri.
🔈NJOFTIM
Të mërkurën e 22 majit do të luajmë finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit.
Për finalen historike, kërkojmë mbështetjen e publikut dhe për të njejtën drejtuesit e klubit kanë menduar për të siguruar falas udhëtimin dhe biletën për të gjithë mbështetësit që do të vijnë për këtë ndeshje.
Finalja ndërmjet Voska Sport dhe Tikveshit do të luhet me 22 maj në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 19:00.
Sport
FIFA mund të përjashtojë Izraelin të premten, për shkak të Palestinës
Në Bangkok të premten, më 17 maj, 211 delegatët në asamblenë e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) do të vendosin mbi kërkesën e Palestinës për sanksione kundër Federatës së Futbollit të Izraelit për shkak të konfliktit izraelito-palestinez në Gaza.
Në prill, Federata e Futbollit të Palestinës (PFA) i bëri thirrje FIFA-s që të ndalojë Izraelin nga garat ndërkombëtare. PFA ka paralajmëruar për diskriminim dhe racizëm në ligat izraelite dhe se Federata e Futbollit të Izraelit (IFA) po thyen statutet e saj duke përfshirë ekipet e futbollit me bazë në territorin palestinez në ligën e saj.
Duke vepruar kështu, ata tërhoqën vëmendjen te neni i katërt i statutit të FIFA-s, i cili ndalon shprehimisht çdo diskriminim ndaj një vendi ose grupi tjetër njerëzish dhe thotë se çdo shkelje e tillë dënohet me “pezullim ose përjashtim”. Kësaj i shtohen edhe fansat.
Ata veçuan klubin e Jerusalem Beitar, ku ofendimi i futbollistëve arabë është pjesë e përditshmërisë së tifozëve.
PFA vazhdon të parandalojë sistematikisht tifozët arabë që të bashkohen me klubet, anëtarët e menaxhmentit të klubit shpesh shprehin qëndrimin e tyre racist ndaj arabëve në rrjetet sociale dhe anëtari i Maccabi Netanya u akuzua për mbështetjen publike të gjenocidit në Gaza në Linkedin. Në të njëjtën kohë, sipas PFA, shumë futbollistë izraelitë janë gjithashtu anëtarë të ushtrisë që aktualisht po kryen mizori në Gaza.PFA paralajmëron gjithashtu se Izraeli ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën e futbollit në Gaza, me disa stadiume të kthyera në kampe, spitale dhe madje edhe varreza masive. Edhe para konfliktit të fundit, problemet me dhënien e lejeve të ndërtimit për objektet sportive në Palestinë ishin të vazhdueshme.
Propozimi i PFA tashmë është mbështetur zyrtarisht nga federatat e futbollit të Algjerisë, Irakut, Jordanisë, Sirisë dhe Jemenit. FIFA nuk iu përgjigj publikisht kërkesave.
Nga pala izraelite kërkesa u vlerësua si cinike dhe e paturpshme.
“Ne nuk e marrim lehtë kërkesën dhe jemi të gatshëm të luftojmë për të arritur një fitore morale dhe reale kundër gjithë këtyre hipokritëve dhe armiqve”, deklaruar pala izraelite.
Lajme
Erhan Selimi emërohet seleksionues te Maqedonia U17
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka seleksionues të ri. Erhan Selimi është lideri i ri i kësaj përfaqësuese të re, ku zëvendëson të ndjerin Dashmir Beari.
Selimi ka nisur punën menjëherë pas emërimit të tij, pasi përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është në pritje të dy ndeshjeve kontrolluese. Skuadra e të rinjëve e drejtuar nga Erhan Selimi aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Malit të Zi.
“Për mua kjo është një sfidë e re dhe e madhe. Është përgjegjësi e madhe të drejtosh përfaqësuesen U17 e Maqedonisë. Jam gati të jap maksimumin dhe të justifikoj besimin. Na presin dy ndeshje, në të cilat do të luajmë vetëm me lojtarë të kampionatit vendas dhe do të mundohemi të lëmë përshtypje të mira. Nuk patëm shumë kohë për përgatitje më të gjata dhe më serioze, por besoj në paraqitje pozitive” thotë Erhan Selimi.
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë sot dhe të enjten do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Malit të Zi me fillim nga ora 18:45.
-
Lajme3 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lifestyle3 days ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme3 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 week ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar