Lajme
Fshatrat mbesin pa mjekë amë, mbi gjysma e ambulancave rurale janë të zbrazura
Në zonat rurale mungojnë mjekët amë. Nga 96 ambulanca të planifikuara me mjekë familjarë ruralë, funksionale janë vetëm 44, dhe të zbrazëta 52, që do të thotë mbi 50 për qind, gjë që është alarm për masa të menjëhershme. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, paralajmëruan ndryshim të rregullave dhe mundësi për financim më të madh për të tërhequr mjekë të rinj që do të punonin jashtë qyteteve.
“Edhe në këtë drejtim duam ta ndryshojmë rregulloren që e rregullon këtë punë, të sigurojmë liberalizim të mëtejshëm të kushteve për mjekët familjarë ruralë dhe të shohim cilat janë pengesat që u pamundësojnë mjekëve të rinj të fillojnë të punojnë si mjekë familjarë ruralë”, tha Klekovski.
Sipas Klekovskit, zgjidhja do të kërkohet përmes një procesi konsultativ, d.m.th. të gjithë të interesuarit, por edhe mjekët ekzistues familjarë deri më 01 nëntor 2025 në adresën e-mail ruralno@fzo.org.mk të dorëzojnë propozimet e tyre se si të zgjidhet problemi. Sipas kreut të FSHM-së, përveç problemit me mjekët amë në fshatra, mungesë e madhe ka edhe te mjekët familjarë në vendet jo-rurale.
“Shumë shpejt do të duhet të mendojmë jo vetëm për mjekët amë ruralë, por edhe për vendet e vogla që nuk janë të përcaktuara si rurale. Ja, në Resnjë kanë mbetur vetëm tre mjekë familjarë. Struktura demografike dhe mosha e mjekëve familjarë është jashtëzakonisht e keqe dhe brenda 10 deri në 15 vjet do të kemi krizë serioze në mbulueshmëri”, tha Klekovski. (Tv21)
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
