Connect with us

Lajme

Kovaçevski nuk e hedh poshtë mundësinë për bashkëpunim me BDI-në dhe ASH-në e Selës

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se LSDM po grumbullon listat për deputetë. Sipas tij, ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë me lista të përbashkëta me ndonjë parti tjetër. Duke u përgjigjur në mënyrë të tërthortë, ai nuk e hodhi poshtë mundësinë që partitë me të cilat do të garojnë në zgjedhje, mund të jenë BDI dhe ASH-ja e Ziadin Selës.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Janë parti me të cilat nuk kemi negociata, por se mund të ketë bisedime në bazë të analizave që për momentin po bëhen në bazë të hulumtimeve empirike dhe në bazë të disponimit të anëtarësisë që të jenë në koalicion me parti të caktuara. Bëhet fjalë për parti që janë në koalicion qeverisës me LSDM, por që nuk kanë qenë në listat e përbashkëta në zgjedhjet e fundit në vitin 2020”.

Përndryshe, burime për A1ON kanë thënë se kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së, Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti, do të kenë takim në fund të kësaj jave, ku do të bisedojnë nëse do të bëjnë koalicion parazgjedhor, ose të garojnë vetë në zgjedhjet që pasojnë. Të njejtat burime po ashtu kanë bërë me dije se mbetet e hapur mundësia që në këtë koalicion, të bëjë pjesë edhe krahu i ASH-së së Ziadin Selës. Këta të fundit u përçanë nga partia pikërisht për faktin se dëshironin të dilnin vetë në zgjedhje, përkundër Arben Taravarit që vendosi ti’ bashkohet opozitës shqiptare.

Ndërkaq, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në profilin e tij në facebook, ka paralajmëruar se do të japë siç ka thënë “Lajmin e madh”, të enjten në orën 11:00, po në Facebook, që më shumë gjasë ka të bëjë me zgjedhjet. Lajmet që qarkullonin ditët e fundit se Ahmeti mund të garoj për president të shtetit, një ditë më parë e hodhi poshtë si mundësi bashkëpartiaku i tij, kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe katër rezoluta strategjike.

Në lidhje me: BDI sot mban Kongres në Shkup

Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti.

Burime për TV21 thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit.

“Ky fjalim do të shërbejë si orientim politik jo vetëm për veprimtarinë e BDI-së, por edhe për rrugën e zhvillimit të vendit në vitet që vijnë. Nga ky fjalim do të dalin katër rezoluta, të cilat përfaqësojnë boshtin themelor të angazhimit politik të BDI-së dhe do të shërbejnë si “via” që partia do ta ndjekë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të veprimtarisë së saj politike” – thotë burimi brenda BDI-së.

Rezolutat që do të shqyrtohen dhe miratohen nga delegatët e Kongresit të Pestë janë:

Rezoluta I – Për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale
Rezoluta II – Për shtetin e së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione
Rezoluta III – Për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
Rezoluta IV – Për integrimin evropian

Nga partia thonë se, këto katër rezoluta përfaqësojnë platformë dhe vizionin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim për katër vitet e ardhshme dhe konfirmojnë rolin e saj si faktor kyç në drejtimin e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit.

Continue Reading

Lajme

Bashkim Mani varroset sot te varrezat e veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është ankuar më parë për shetësime shëbdetësore.

Ngushëllime kanë ardhur gjithandej Maqedonisë, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Bashkim Manit! Ky lajm i kobshëm na kapi të gjithë në befasi. Ai ishte jo vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së. Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë ndër ne”, ka shkruar Ahmeti.

Bashkim Mani, babai i tre fëmijëve, do të varroset sot, në ora 15:00, te varrezat e veteranëve të UÇK-së në Haraçinë.

Continue Reading

Lajme

Mjegulla shkaktoi vonesa dhe anulim të fluturimit në Aeroportin e Shkupit

Kushtet motit sot shkaktuan probleme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Për shkak të mjegullës së dendur në luginë, disa fluturime po vonohen, ndërsa një fluturim është anuluar plotësisht.

Kushtet e motit ndikojnë në uljet dhe ngritjet e avionëve, duke krijuar sfida shtesë për udhëtarët dhe kompanitë ajrore.

Vonesa më e madhe te fluturimet e ardhjes është regjistruar te fluturimi i “Pegasus” nga Stambolli (Sabiha Gökçen). Fluturimi i “Wizz Air” nga Dortmund do të arrijë me vonesë prej 30 minutash, ndërsa fluturimi i “Adjet” nga Stambolli është anuluar. Fluturimet nga Nurnbergu, Friedrichshafen dhe Vijena deri tani po realizohen sipas orarit të rregullt.

Vonesa po regjistrohet edhe te fluturimet nga Shkupi. Fluturimi i “Wizz Air” për Paris është shtyrë për 35 minuta dhe do të niset në orën 13:00, ndërsa fluturimi i “Turkish Airlines” për Stamboll do të niset me vonesë prej një ore e 20 minutash, domethënë në orën 14:20.

Udhëtarët këshillohen të ndjekin informacionet më të fundit nga aeroporti dhe kompanitë ajrore para udhëtimit të tyre.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave...

Lajme1 day ago

Bashkim Mani varroset sot te varrezat e veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në...

Lajme1 day ago

Mjegulla shkaktoi vonesa dhe anulim të fluturimit në Aeroportin e Shkupit

Kushtet motit sot shkaktuan probleme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Për shkak të mjegullës së dendur në luginë,...

Lajme1 day ago

Aksion policor në Tetovë: Gjashtë të mitur kapen duke konsumuar alkool në një lokal

Më 19.12.2025 në periudhën prej ora 22:10 deri në 23:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror...

Lajme1 day ago

Shkupi edhe këtë mëngjes me ndotje të lartë të ajrit

Shkupi është ende qyteti i tretë më i ndotur në Evropë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga “Air Care” zviceran,...

Lajme2 days ago

Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor

Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po...

Lajme2 days ago

Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!

Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur...

Lajme2 days ago

Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin...

Lajme2 days ago

Mbyllet Lista Zgjedhore, në Gostivar ka 82.870 votues

Shkup, 19 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në...

Lajme2 days ago

Ndërhyrjet në zemër, 10 pacientë janë operuar kot e kot!

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj që do të angazhohen për rastin e...

Trending