Connect with us

Lifestyle

Makeup artistja e njohur shqiptare, Nalan Shaban hap studion e saj në Shkup (FOTO)

Nalan Shaban – makeup artistja e njohur shkupjane – e cila karrierën e saj e ka filluar si “nail” artiste, grimere e personazhëve kryesor të filmave të famshme, ndërsa ka përfunduar si makeup artist profesionale. Ajo sëfundmi ka hapur edhe Studion e saj profesionale në zemër të Shkupit, në kompleksin elitar “Premium Residence”.

Talenti i saj i patjetërsueshëm i ka dhënë mundësinë që të ndërthuri artin dhe të bukurën në profesionin e make up artist. Falë këtij talenti dhe punës profesionale ajo sjellë për të gjitha vajzat e reja, nuset, por edhe personazhët e njohur të estradës dhe ekranit një metodologji, trajtim profesional që dukja e juaj të shkëlqen.

Portretit femëror, të krijuar me hijeshi prej saj, i shtohen stilimet e kornizës së bukurisë: flokëve dhe fytyrës.

Ajo ka ndjekur kurse të ndryshme nga makeup artiste me famë ndërkombëtare për të arritur dhe për ta përsosur punën e saj.

Ka punuar nëpër projekte të ndryshme televizive, videoklipe muzikore, shfaqe teatrore, filma me metrazh të gjatë dhe seriale.

Së fundmi ajo ka hapur edhe studion (salonin) e saj te bukurisë ku ofron të gjitha shërbimet që mund ti kërkon një femër.

Studion e saj mund ta gjeni në hapësirat e PREMIUM RESIDENCE – në Shkup.(PRESSonline.al)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Edhe një hit nga Enisa Limanmera, cilës shoqe i këndon ajo?

Këngëtarja e talentuar Enisa Limanmera ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Shoqja jem”, i cili po pritet me shumë entuziazëm nga publiku.

Videoklipi, i publikuar në YouTube, ka nisur të mbledhë reagime pozitive që në momentet e para dhe po shihet si njëra ndër krijimet më të veçanta të artistes.

“Shoqja jem” sjell një atmosferë të ngrohtë, të sinqertë dhe shumë emocionale, duke u fokusuar në vlerën e shoqërisë së vërtetë dhe lidhjet që e mbajnë njeriun të fortë.

Me vokalin karakteristik dhe interpretimin e ndjerë, Enisa arrin të përcjellë një mesazh që prek çdo dëgjues.

Videoprojekti është punuar me cilësi të lartë, duke kombinuar skena artistike dhe ngjyra të forta vizuale që pasqyrojnë emocionin e këngës.

Muzika dhe teksti shkrijnë bashkë një histori të pastër miqësie, e cila po e afron edhe më shumë publikun me Enisën.

Continue Reading

Lifestyle

Gjergj Pjetër Ndrejaj frymëzon projektin më të ri artistik, një homazh muzikor dhe koreografik për trashëgiminë e Malësisë

Një projekt artistik me vlera të thella kulturore ka ardhur së fundi para publikut, duke sjellë një ndërthurje të fuqishme mes muzikës, interpretimit dhe traditës së Malësisë. Kënga e re, e realizuar nga disa prej emrave më të njohur të skenës sonë, ngre në qendër figurën dhe trashëgiminë e Gjergj Pjetër Ndrejajt, një prej emrave që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin kulturor të trevave tona.

Koreografia e projektit mban firmën e Aurora Ndrejajt, e cila ka arritur të sjellë një interpretim të fuqishëm emocional, duke e mbështetur gjithë projektin mbi motivet autoktone, lëvizjet tradicionale dhe simbolikën e Malësisë.

Teksti i shkruar nga Dodë Kaçaj përçon ndjenjën e krenarisë, kujtesës historike dhe rrënjëve familjare – një narrativë që ndërtohet rreth vlerave që përfaqësonte vetë Gjergj Pjetër Ndrejaj, figurë e respektuar në komunitet dhe njeri me kontribut të jashtëzakonshëm.

Muzika e kompozuar nga Fran Marvukaj dhe orkestrimi mjeshtëror i Arben Bytyqit, të realizuar në Studio Arben Bytyqi, e kompletuan projektin në nivel profesional, duke krijuar një atmosferë që përmbledh mall, fuqi dhe identitet kombëtar.

Videoja e realizuar nga Smart Production e sjell projektin me një vizualitet modern, duke ruajtur njëkohësisht autenticitetin e traditës – një bashkim i rrallë mes teknologjisë së sotme dhe trashëgimisë kulturore.

Ky projekt nuk është thjesht një realizim artistik – është një homazh për Gjergj Pjetër Ndrejajn, një figurë që në Malësi kujtohet për urtinë, karakterin dhe vlerat që la pas. Kënga dhe koreografia synojnë të përçojnë po atë forcë shpirtërore që ai kishte mbjellë te brezat.

Artistët, secili në rolin e tij, kanë arritur të krijojnë një produkt të përbashkët që ruan kujtimin e tij dhe e transformon atë në art modern, të qasshëm për publikun e sotëm.

Ky projekt po pritet me shumë emocion nga komunitetet brenda dhe jashtë vendit, si një vepër që ringjall ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë për Malësinë, për njerëzit e saj dhe për figurat që lanë gjurmë – si Gjergj Pjetër Ndrejaj.

Continue Reading

Lifestyle

Liria vjen me një super bashkëpunim me Malsorin, potpuria që zgjon vëmendjen e publikut (Video)

Liria Dedvukaj po e përfundon vitin me hap të madh, bashkëpunimi me Malsorin, “Potpuri”, është tashmë publik dhe po grumbullon klikime e reagime tejet pozitive. Kjo potpuri shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj, nga imazhi i lirshëm, drejt një prezence më të përgatitur, profesionale dhe të fokusuar në tregun muzikor.

Në video, Liria shfaqet me styling të përditësuar, koreografi dinamike dhe një vizualitet që reflekton përkushtimin ndaj detajeve: nga makijazhi, kostumet, lighting-u e deri te ritmi i skenës. Ky lloj investimi është rrallë rast te artistët në këtë fazë, dhe tregon se ajo synon të ngrihet në nivele më të larta.

Nga ana profesionale, Liria ka deklaruar se “Potpuri” përfaqëson një fazë të ri artistike për të – një dorë e re, një zë më të fortë dhe mesazh më të qartë për audiencën. Ajo ka theksuar se dëshiron të jetë jo vetëm interprete, por e përkushtuar edhe për tekstet dhe konceptet e klipeve, dhe ky projekt është dëshmi e këtij qëllimi.

Duke vepruar paralelisht me Malsorin një artist me përvojë që po rikthehet Liria përfiton nga bashkëpunimi për të zgjeruar audiencën e saj dhe për të konsoliduar pozicionin në industrinë e muzikës. Nga ana tjetër, fansat e saj shprehen se ky bashkëpunim është “ashtu siç e prisnim” dhe se Liria ka “arritur të rritet”.

Lirija do të shfrytëzojë këtë moment për të publikuar edhe materiale të tjera gjatë vitit: ndoshta një mini-album, tour koncertesh ose aktivitete në mediat sociale për të forcuar imazhin e saj. “Potpuria” pritet të jetë vetëm fillimi.

Ky duet nuk është vetëm një këngë e re, por një stacion i rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Me këtë hap, ajo tregon se është gati për të konkuruar në arenën më të madhe, dhe rruga vetëm sapo ka filluar.

Dëgjojeni në vazhdim:

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor

Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po...

Lajme12 hours ago

Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!

Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur...

Lajme12 hours ago

Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin...

Lajme12 hours ago

Mbyllet Lista Zgjedhore, në Gostivar ka 82.870 votues

Shkup, 19 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në...

Lajme12 hours ago

Ndërhyrjet në zemër, 10 pacientë janë operuar kot e kot!

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj që do të angazhohen për rastin e...

Lajme13 hours ago

Shmangie tatimore prej mbi një milion eurosh nga tregtia e arit në Shkup, hetim kundër dy personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston...

Lajme2 days ago

Edhe 8 të dënuar për rastin “27 Prilli” pritet të lirohen nga burgu para Vitit të Ri

Shumica e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 kanë marrë lirimin me kusht, pasi kanë vuajtur...

Lajme2 days ago

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka filluar rrënimin e pjesëve shteës (pa leje) të objekteve hoteliere, të cilat janë vendosur ilegalisht në...

Lajme2 days ago

Mickoski: Për arsye artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane

Për shkak të arsyeve artificiale, ne ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane, tha kryeministri Hristijan Mickoski në...

Lajme2 days ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Çmimet e shitjes...

Trending