Connect with us

Lajme

Kasami: Izet Mexhiti është kandidati i vetëm për Çairin

Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në Çair, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkuar, burra dhe gra, të rinj e të reja, që të dalin në çdo lagje dhe të përkrahin kandidatin e vetëm të denjë për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin., njofton SHENJA. Ai theksoi se mesazhi i tyre duhet të jetë i qartë: për Çairin ka vetëm një kandidat fitues.

“Kandidati tjetër, Bujar Osmani, mund të bëjë gjithçka, por jo kryetar të Çairit. Këtë e di më së miri vetë Bujari, i cili është futur në këtë garë,” tha Kasami, duke nënvizuar bindjen për fitoren e Izet Mexhitit në zgjedhjet lokale. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ali Ahmeti i pranishëm në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Charles III.

Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se ngjarja përbënte një mundësi të veçantë për të riafirmuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut, njofton TS.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e perspektivës euroatlantike të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Mbretin Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore.

Continue Reading

Lajme

Turqia emëron ambsador të ri në Shkup, ja kush është

Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.

Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Turqisë në Mogadishu.

Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Arrestohen në Shkup 5 turistë, shtetas të Turqisë

Policia ka arrestuar pesë shtetas turq në territorin e komunës së Aerodromit për qëndrim të parregullt në vend, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksioni është zhvilluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00 nga nëpunës policorë të SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të shërbimit për lajmërim – çlajmërim për muajin qershor.

Siç informon MPB, janë privuar nga liria M.E.S. (19), P.S. (23), J.S. (19), D.G. (25) dhe B.T.B. (20), të gjithë shtetas të Republikës së Turqisë.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme16 seconds ago

Ali Ahmeti i pranishëm në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me...

Lajme3 minutes ago

Turqia emëron ambsador të ri në Shkup, ja kush është

Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Sipas...

Lajme5 minutes ago

Arrestohen në Shkup 5 turistë, shtetas të Turqisë

Policia ka arrestuar pesë shtetas turq në territorin e komunës së Aerodromit për qëndrim të parregullt në vend, bën të...

Lajme8 minutes ago

Tetovë, nëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë. Sipas informacioneve,...

Lajme24 hours ago

27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës

Sot bëhen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë,...

Lajme24 hours ago

Mbi 1,600 gra të lindura në Maqedoni të Veriut lindën foshnje në Gjermani vitin e kaluar

Numri i përgjithshëm i shtetasve të RMV-së të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani deri në dhjetor të...

Lajme24 hours ago

Pesëvjeçari nga Gostivari u helmua me barna, dërgohet në Klinikën e Pediatrisë

Më 8 qershor 2026, rreth orës 18:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në Repartin e Pediatrisë ishte...

Lajme1 day ago

Qamili: Derisa VLEN të jetë në Qeveri, gjuha shqipe nuk do të preket

Përfaqësuesi i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjuha shqipe nuk do të preket, përkundrazi do...

Lajme2 days ago

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më...

Lajme2 days ago

Mickoski mohon takimet e fshehta me Ali Ahmetin: Menduh Thaçi ka informata të pasakta

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka hedhur poshtë pretendimet se po zhvillon takime të fshehta me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Reagimi...

Trending