Connect with us

Sport

Beqiri dhe Cake: Nesër kërkojmë tre pikët e para në Ligën e Konferencës

Shkëndija të enjten në Shkup luan ndeshjen e raundit të dytë dhe të parën si vendase në fazën kryesore të një kompeticioni Evropian, ndërsa para duelit me Shelbourne FC nga Irlanda para mediave folën trajneri Beqiri dhe mbrojtësi Cake.

Jeton Beqiri: “Është e rëndësishme që si ndeshja e parë që kemi para tifozëve tanë, tani më në fazën e Ligës së Konferencës të jemi shumë serioz në aspektin e paraqitjes. Mendoj se kishim mjaftueshëm kohë për tu përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj me gjithë futbollistët që do të japin maksimumin, me ndihmën e publikut dhe ambientin që do të krijohet, shpresoj që pikë së pari, të bëjmë një paraqitje të mirë, ashtu siç jemi paraqitur edhe në fazën e eliminimit këtu në Shkup. Kam besim te skuadra dhe futbollistët që do të japin maksimumin dhe do të bëjnë paraqitje e cila do të na mundësoj që në fund të ndeshjes të dalim me tre pikë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar, të cilin ne e njohim dhe i kemi ndjekur ndeshjet e tyre. Bisedohet për një futboll që është i kundërt me atë që luajmë ne, por gjithmonë duke pasur besim në kualitetet tona dhe futbollistët që posedojmë, shpresoj të dalim faqebardhë në fund të ndeshjes”.

Klisman Cake“Normal që ekipin e shoh të motivuar shumë për këtë ndeshje, është diçka që kemi bërë histori. Mezi e prisnim të jetë ndeshja e parë në shtëpinë tonë. E presim publikun të jetë në numër sa më shumë për të na mbështetur në këtë ndeshje që të bëjmë histori. Në fushë do të hymë për tre pikët, pasi ai është qëllimi jonë. Ne në Europë e kemi treguar Shkëndijën e vërtetë, ti tregojmë cilësitë tona dhe ta japim maksimumin për tre pikët”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Beqiri dhe Ibraimi: Ky është vit historik për ne, duam të vazhdojmë më tej

Shkëndija e Tetovës të enjten në Shkup përballet me kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislava në kuadër të raundit të pestë të UEFA Conference League, ndërsa për pritjet para mediave folën trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Jeton Beqiri: “Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive. Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira”.

Besart Ibraimi“Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne. Nesër pres që të jenë në një numër sa më të madh. Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja”.

Jeton Beqiri: “Sa i përket grupit të futbollistëve, kemi pengesa si gjithë skuadra në këtë fazë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të kemi mundësi të llogarisim te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tambën për shkak të dëmtimit”.

Besart Ibraimi: “Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë. Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej”.

Jeton Beqiri: “Është një edicion historik për ne. Unë mendoj që në katër ndeshjet e kaluar, skuadra ka marrë më pak sa që ka dhënë në fushën e lojës. Konkretisht mendoj në dy ndeshjet e fundit, sipas mendimit tim meritonim diçka më shumë sa i përket pikëve. Por, futbolli e ka ashtu, në momente të veçanta jemi me fat, në momente të caktuara mund të penalizojë edhe fati. E rëndësishme është që të jemi akoma në lojë për kualifikim. E rëndësishme është që Shkëndija edhe në mesin e dhjetorit luan në Kupat Europiane. Ne duhet të bëjmë çmos që të marrim rezultate sa më të mira të mundshme në këto dy ndeshje që na kanë mbetur”.

Besart Ibraimi: “Normal ndikon kjo, kur të gjitha ekipet shkojnë në pushim, ne kemi ndeshje në Europë. Por, na jep fuqi kur e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe me një fitore mund të kualifikohemi më tej dhe ne jemi të gatshëm, jemi të motivuar, do të japim maksimumin. Në dy ndeshjet e fundit, fati ska qenë në anën tonë, besoj që me pak fat, nesër ta fitojmë këtë duel”.

Jeton Beqiri: “Është shumë e pazokontë, pasi viteve tjera, futbollistët menzi i pritnin të përfundojnë ndeshjet në kampionat dhe të shkojnë në pushimin e merituar, ndërsa këtë vit neve do të na duhet edhe disa ditë shtesë që ti luajmë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme si për ne si për klubin si për futbollistët, por edhe për opinionin dhe tifozët. Unë personalisht në emrin tim, do të kisha dëshiruar që Shkëndija çdo vit të ketë këtë eksperiencë dhe besoj që nëse kjo eksperiencë vijon të përsëritet edhe vitet e ardhshme, atëherë besoj se me kalimin e kohës, Shkëndija do ta ngrit nivelin dhe do të jetë diçka e zakonshme”.

Shkëndija ngadalë mbyll përgatitjet për ndeshjen e të enjtes me Slovan Bratislavën e Sllovakisë në kuadër të xhiros së pestë të UEFA Conference League. Kuqezinjtë sonte kanë seancën e fundit stërvitore. Dueli do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 18:45.

Continue Reading

Lajme

Takim i rëndësishëm në Tetovë, Destani, Duka e Omeragic diskutojnë për stadiumin

Qyteti i Tetovës ka mbledhur emra të mëdhenj si Lazim Destani, Armand Duka, Masar Omeragiq dhe Bilall Kasami, në një takim vendimtar për të ardhmen e stadiumit të Tetovës, projekt që tashmë po merr formë.

Pronari i Shkëndijës dhe dy krerët e federatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shprehur jashtëzakonisht optimistë, duke theksuar se Tetova është shumë pranë realizimit të një impianti modern, të standardeve të UEFA-s, ku Shkëndija pritet t’i zhvillojë ndeshjet europiane para publikut vendas.

Stadiumi i ri premton edhe më shumë, përmasa dhe infrastruktura e tij mund ta bëjnë Tetovën pritëse të ndeshjeve të përfaqësueses, duke hapur rrugën që në të ardhmen Maqedonia të luajë sfida të elimintoreve ndërkombëtare./Sportmania/

Continue Reading

Sport

Intervistë ekskluzive/ Flet Adis Emruli, futbollisti shqiptar që po bën namin në Slloveni

Në futbollin e sotëm, gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj po kërkojnë rrugën e tyre jashtë vendit. Një prej tyre është edhe Adis Emruli, futbollist me përvojë në kampionatin slloven, i cili është paraqitur me fanellat e NŠ Mura, NK Čarda Martjanci dhe Beltinci. Me një karrierë që po ndërtohet hap pas hapi, Emruli flet për përvojën e tij, sfidat dhe objektivat e së ardhmes.

Adis, si ka nisur rrugëtimi yt në futboll dhe si përfundove në kampionatin slloven?

Futbolli ka qenë gjithmonë pjesë e imja. Kam kaluar shumë kohë duke punuar mbi veten dhe duke kërkuar hapin e radhës. Mundësia për të shkuar në Slloveni erdhi pas kontakteve profesionale dhe u bë një moment kyç për karrierën time. Vendosa ta pranoj sfidën dhe sot mund të them se ishte vendimi i duhur.

Cila ka qenë përvoja jote me klubet sllovene ku je paraqitur?

Në Slloveni kam qenë pjesë e disa klubeve, ndër to edhe Čarda Martjanci dhe Beltinci. Çdo klub ka pasur stilin e vet, filozofinë e vet të punës dhe çdo stinor më ka ndihmuar të rritem si lojtar. Futbolli slloven është i organizuar mirë dhe të detyron të punosh në detaje.

Në çfarë pozite ndihesh më komod në fushë dhe cilat janë cilësitë e tua më të forta?

Pozita ku luaj më shpesh është ajo e mbrojtësit. Është një rol që kërkon përqendrim, vendosmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me ekipin. Mendoj se forca ime qëndron te leximi i lojës dhe qëndrueshmëria gjatë ndeshjes.

Sa sfiduese ka qenë të ndërtosh karrierën në një kampionat tjetër, larg shtëpisë?

Nuk është e lehtë të largohesh nga mjedisi yt i parë dhe të ndërtosh gjithçka nga fillimi. Por çdo sfidë e re të jep edhe forcë të re. Përshtatja ka kërkuar kohë, por me punë dhe disiplinë gjithçka bëhet më e lehtë.

Si e sheh nivelin e futbollit në Slloveni?

Futbolli këtu është i strukturuar mirë, me ritëm të shpejtë dhe me shumë theks te taktika. Edukimi sportiv është serioz dhe stafet punojnë shumë me lojtarët për t’i zhvilluar në çdo aspekt. Është vend i mirë për t’u rritur profesionalisht.

Cili ka qenë momenti që të ka lënë më shumë mbresa deri tani?

Ka pasur disa momente të bukura, por një prej tyre është debutimi im i parë në kampionatin slloven. Ishte një ndjenjë që nuk harrohet — një përzierje emocionesh, përgjegjësie dhe krenarie.

Sa e rëndësishme është për ty vazhdimësia dhe ruajtja e formës?

Shumë e rëndësishme. Futbolli është ritëm. Nëse nuk punon çdo ditë, e humb atë që ke ndërtuar. Stërvitja, ushqimi dhe rikuperimi janë pjesë e pandashme e jetës së një futbollisti.

Si është një ditë e zakonshme e jote gjatë sezonit?

Dita ime ndahet midis stërvitjes dhe kujdesit ndaj vetes. Zakonisht kam seancë fizike ose taktike me ekipin, pastaj rikuperim, analizë të ndeshjeve dhe punë individuale. Pjesën tjetër të kohës e përdor për të pushuar dhe për të qenë gati për sfidat e radhës.

Kush të ka mbështetur më shumë në rrugëtimin tënd?

Familja ka qenë gjithmonë pranë meje. Edhe kur jam larg, mbështetja e tyre më jep forcë. Po ashtu trajnerët dhe bashkëlojtarët kanë pasur rol të madh në rritjen time.

Çfarë objektivash ke për të ardhmen?

Dua të vazhdoj të rritem në nivel profesional dhe të arrij në një kategori më të lartë të futbollit evropian. Ambicia është një nga elementët që më shtyn përpara dhe më motivon çdo ditë.

Cili është mesazhi yt për të rinjtë që ëndërrojnë futbollin profesionist?

Të mos ndalen kurrë. Futbolli kërkon durim, disiplinë dhe shumë punë. Mundësitë vijnë kur je gati, prandaj çdo ditë duhet të jetë një hap drejt përmirësimit. Ëndrrat realizohen vetëm kur beson dhe punon fort për to.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor

Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po...

Lajme12 hours ago

Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!

Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur...

Lajme12 hours ago

Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin...

Lajme12 hours ago

Mbyllet Lista Zgjedhore, në Gostivar ka 82.870 votues

Shkup, 19 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në...

Lajme12 hours ago

Ndërhyrjet në zemër, 10 pacientë janë operuar kot e kot!

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj që do të angazhohen për rastin e...

Lajme12 hours ago

Shmangie tatimore prej mbi një milion eurosh nga tregtia e arit në Shkup, hetim kundër dy personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston...

Lajme2 days ago

Edhe 8 të dënuar për rastin “27 Prilli” pritet të lirohen nga burgu para Vitit të Ri

Shumica e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 kanë marrë lirimin me kusht, pasi kanë vuajtur...

Lajme2 days ago

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka filluar rrënimin e pjesëve shteës (pa leje) të objekteve hoteliere, të cilat janë vendosur ilegalisht në...

Lajme2 days ago

Mickoski: Për arsye artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane

Për shkak të arsyeve artificiale, ne ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane, tha kryeministri Hristijan Mickoski në...

Lajme2 days ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Çmimet e shitjes...

Trending