Connect with us

Lajme

Nga mesnata, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike

Korsitë e shënuara për M – CStag në pikat e pagesë në shtet prej sonte do të dedikohen vetëm për përdorim me etiketa elektronike, ndërsa mosrespektimi i shënimit dhe dedikimit të korsive mund të shkaktojë pengesa në komunikacion dhe të ndikojë ndaj sigurisë dhe efikasitetit të komunikacionit, tregon Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

U bën thirrje përdoruesve të shërbimeve të stacioneve të pagesës që të ndjekin më me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesa me MTAG, pagesa me MCARD dhe pagesa me CASH dhe MCARD.
Me atë ndryshim, pagesa me MCard në korsitë MTag hiqet.

Përdoruesit që përdorin MCard do të kryejnë pagesën në korsitë e mbetura të lira në stacionin e pagesës, në përputhje me qëllimin e tyre.

Gjithashtu, NPRRSH thekson dhe u bën thirrje përdoruesve që të respektojnë në mënyrë strikte sinjalistikën vertikale dhe horizontale për rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut, të cilët janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për gjendjen e korsive: shigjeta jeshile – tregon një korsi aktive (të hapur), si dhe një kryq i kuq (X) – tregon një korsi të mbyllur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po zhvillojnë një aksion për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra përgjatë Shëtitores së Vardarit.

Sipas Seferit, po realizohen aktivitete për kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në të dyja anët e Kejit të Vardarit, në segmentin nga ura te bulevardi “8 Shtatori” deri te Ura Binjake në Novo Lisiçe.

Ai theksoi se falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren, shëtitorja po merr një pamje më të rregullt dhe më të mirëmbajtur, me qëllim që qytetarët të kenë hapësira publike më të pastra dhe më funksionale.

“Mbajtja e hapësirave publike të pastra dhe funksionale për qytetarët mbetet një nga prioritetet tona kryesore, ndërsa aktivitetet në terren vazhdojnë në të gjitha pjesët e qytetit”, ka deklaruar Seferi.

Nga Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërim bëjnë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban.

Continue Reading

Lajme

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

Studiuesi Taulant Muka është ndër të paktit persona që ka punuar më pak në administratën shtetërore. Ai ka qenë vetëm 10 ditë zv.ministër dhe më pas ka dhënë dorëheqjen.

Muka në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus ka treguar detaje si funksiononte administrata shtetërore.

“Ato 10 ditë që isha zv.ministër, se më pas dhash dorëheqjen, Edi Rama dhe gjithë sistemi u krijua përmes propagandës dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale.

I gjithë ndërtimi i shtetit ishte në pëlqimet dhe shpërnarjet në rrjetet sociale, por edhe televizione. Takimi i parë që u bë, ishte suksesi i çdo ministrie.

Dhe suksesi ishte një tabelë, me pëlqime dhe shpërndarje. Diskutimi ishte me një zv.ministër që kishte marrë vetëm 2 pëlqime”, tha Muka.

Continue Reading

Lajme

Përfundon me sukses viti shkollor 2025/2026 në Shkollën e Gjuhës Shqipe në Miçigen

Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe në Michigan kanë përmbyllur me sukses vitin shkollor 2025/2026, duke shënuar edhe një vit të rëndësishëm në misionin e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.

Me këtë rast, drejtuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohje të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë gjithë vitit.

Në mesazhin e tyre theksohet se gjuha shqipe mbetet themeli i identitetit kombëtar dhe lidhja më e fortë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Përmes mësimit të gjuhës amtare, fëmijët forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe ruajnë krenarinë për prejardhjen shqiptare.

Shoqata “Jehona e Malësisë” njofton gjithashtu se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Në përfundim, drejtuesit e shkollës u uruan të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim, me shpresën se do të ritakohen në shtator me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Ja postimi plotë:

NJOFTIM

Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe njoftojnë se mësimi i rregullt për vitin shkollor 2025/2026 ka përfunduar me sukses.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen dhe përfundimin me sukses të këtij viti shkollor.
Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një mision i shenjtë kombëtar. Gjuha jonë amtare është themeli i identitetit tonë personal dhe kombëtar, ura që na lidh me historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e trashëguara brez pas brezi. Përmes mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët tanë forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe mbajnë gjallë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Urojmë që të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre të kalojnë një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim. Shpresojmë t’ju gjejmë përsëri së bashku në shtator, me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën, kulturën dhe kombin tonë.

Me respekt,
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Stafi Pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe

Kryetar,
Zef Berishaj

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po zhvillojnë një aksion...

Lajme11 hours ago

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

Studiuesi Taulant Muka është ndër të paktit persona që ka punuar më pak në administratën shtetërore. Ai ka qenë vetëm...

Lajme13 hours ago

Përfundon me sukses viti shkollor 2025/2026 në Shkollën e Gjuhës Shqipe në Miçigen

Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe në Michigan kanë përmbyllur me sukses vitin shkollor...

Lajme14 hours ago

Qamili: VLEN-i një edhe formalisht, nënshkrimet u mblodhën në kohë rekord

“Në kohë rekord u mblodhën nënshkrimet për themelimin e VLEN-it”, tha zv.kryetari i Tetovës dhe njëri nga zëdhënësit e VLEN-it,...

Lajme14 hours ago

Mexhiti: Shqiptarët po përfaqësohen me përgjegjësi, ata marrin hisen që u takon

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në Kuvendin themelues të partisë ka përmendur projektet kyçe të realizura gjatë këtij mandati dyvjeçar...

Lajme14 hours ago

Bilall Kasami: Për 24 muaj bëmë më shumë punë sesa ishte bërë për 24 vjet

Në Kuvendin themelues të VLEN-it, të mbajtur në Tetovë, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, tha se bashkimi i pesë subjekteve...

Lajme14 hours ago

Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

Në Kuvendin themelues të VLEN-it, të mbajtur në Tetovë, nënkryetarja e partisë, Mimoza Musa, rikujtoi rrugëtimin e koalicionit, sfidat e...

Lajme14 hours ago

Milloshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, zhvilloi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Në takim u shkëmbyen...

Lajme14 hours ago

Millshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, zhvilloi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Në takim u shkëmbyen...

Lajme14 hours ago

Tronditet Spanja! E gjeti të birin 2 vjeçar të zhveshur, babai i pret fytin logopedit dhe vetëdorëzohet me duart “e lara” me gj*k në polici

Një baba 24-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle në Valencia të Burjassot, si autor i dyshuar i një...

Trending