Lajme
Marrëveshja SHBA-Iran, ja çfarë thotë Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur arritjen e ujdisë së fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në rajon.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit turk shprehu kënaqësinë e tij për këtë hap dhe uroi që ky lajm, i pritur prej kohësh nga mbarë bota, të shërbejë për vendosjen e një atmosfere të qëndrueshme paqeje dhe sigurie.
Erdogan bëri thirrje për kujdes gjatë periudhës deri në nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes, duke theksuar nevojën për të shmangur provokimet.
“Në procesin deri në ditën e hedhjes së nënshkrimeve, nënvizoj me rëndësi se duhet të shmangen retorikat, provokimet dhe veprimet që rrisin tensionin, si dhe duhet treguar kujdes i shtuar ndaj sabotimeve të mundshme,” u shpreh Presidenti turk.
Gjithashtu, Erdogan shprehu mirënjohjen e tij për vendet që ndihmuan në ndërmjetësimin e këtij rezultati, duke veçuar rolin e Pakistanit, si dhe duke vlerësuar mbështetjen diplomatike të Katarit dhe Arabisë Saudite.
Në mbyllje të deklaratës së tij, ai rikonfirmoi pozicionin e Ankarasë zyrtare: “Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo përpjekje që synon vendosjen e paqes, stabilitetit dhe qetësisë në rajonin tonë, si dhe do të kontribuojmë në zgjidhjet e qëndrueshme të bazuara mbi diplomacinë dhe të drejtën ndërkombëtare.” /tesheshi.com/
Lajme
Prej sot nafta më shtrenjtë në Maqedoni, edhe pse u lirua në bursat botërore
Nga mesnata, benzina BS-95 është shtrenjtuar për një denarë e gjysmë dhe do të shitet me vlerë prej 87,5 denarë për litër. Ajo 98-oktane rritet për dy denarë dhe do të kushtojë 90 denarë. Një shtrenjtim minimal prej gjysmë denari ka te dizeli, i cili do të mbushet për 87,5 denarë.
Mbrëmë në mesnatë përfunduan edhe masat për karburantet, që do të thotë se në çmimet e reja janë llogaritur akcizat e rregullta prej 22 denarë për benzinën dhe 15,5 denarë për dizelin.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vendimi i djeshëm i Komisionit Rregullator bazohet në çmimet e bursës nga java e kaluar dhe vlerësoi se javën e ardhshme mund të pritet një ulje e ndjeshme e çmimeve të karburanteve.
“Edhe më tej mbetemi vendi që ka çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit në rajon. Kjo ndjehet veçanërisht këtu në Manastir. Ka pika karburanti ku qarkullimi është rritur për rreth 50 për qind nga ana e qytetarëve të fqinjit tonë jugor. Kështu që, ja, ne këta tre muaj, do të thosha, i përballuam mjaft me dinjitet. Në asnjë moment nuk lejuam të kemi asnjë lloj restrikcioni në pikat e karburantit, nuk e kufizuam eksportin, përkundrazi, i hapëm portat tona që qytetarët nga vendet fqinje të mbushin karburant edhe te ne. Siguruam sasi të mjaftueshme të karburantit. Për gjysmë euro në mesatare për litër, karburantet tona ishin më të lira se ato të fqinjëve”, tha Mickoski.
Çmimet e naftës bruto në tregjet botërore shënuan rënie të theksuar, pasi SHBA-të dhe Irani arritën marrëveshje. Nafta e tipit “Brent” po tregtohet me rreth 83 dollarë për fuçi.
Ndonëse tregjet reaguan me optimizëm të madh ndaj lajmit se Ngushtica e Hormuzit do të jetë sërish e hapur, këto çmime ende janë shumë më të larta se në periudhën para luftës, kur nafta ishte rreth 70 dollarë.(INA)
Lajme
Filloi viti i ri 1448 sipas kalendarit islam
Sot filloi viti 1448 sipas kalendarit hixhri.
Shpërngulja (Hixhreti) i Profetit të Fundit, Muhamedit paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë para 1448 vjetësh konsiderohet si fillimi i kalendarit hixhri në botën islame.
Hëna e re që njofton fillimin e muajit Muharrem u shfaqe fillimisht mbi Oqeanin Atlantik dhe do të mund të vërehet në Azi, Evropë, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.
Kalendari Hixhri bazohet në lëvizjen e Hënës, prandaj është kalendar hënor dhe është më i shkurtër me rreth dhjetë ditë krahasuar me kalendarin diellor (Gregorian). Për këtë arsye, datat e muajve islamikë ndryshojnë çdo vit dhe lëvizin brenda stinëve të ndryshme.
Sipas traditës islame, llogaritja e kohës sipas kalendarit Hixhri u miratua gjatë kohës së kalifit të dytë të drejtë, Umar ibn al-Khattab.
Hixhri shënon një pikë kthese në zhvillimin e komunitetit të parë musliman. Përballë persekutimit dhe kërcënimeve në Mekë, Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të, u largua dhe u vendos në Medinë, ku më pas u hodhën themelet e para të organizimit të islamit dhe qytetërimit të hershëm musliman.
Ky moment historik simbolizon fillimin e një kapitulli të ri për myslimanët, të shënuar nga liria e fesë, ndërtimi i komunitetit dhe konsolidimi i vlerave shpirtërore dhe shoqërore.
Lajme
DAP: Mund të skanoni, sistemi “TVSH-ja Ime” është i disponueshëm për përdoruesit
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi sot se problemi është zgjidhur plotësisht dhe se aplikacioni është përsëri i disponueshëm dhe funksional për të gjithë përdoruesit.
“Aplikacioni “TVSH-ja Ime”, i cili përdoret nga qindra mijëra qytetarë për të marrë një rimbursim të një pjese të parave të shpenzuara për tatimin mbi vlerën e shtuar në tregti, ishte bllokuar plotësisht për pesë ditë, domethënë nuk funksiononte.
Siç thonë nga DAP, ndërprerja në funksionimin e aplikacionit ndodhi për shkak të “rregullimeve teknike dhe një përmirësimi të nevojshëm të të gjithë sistemit”.
Pas përfundimit të këtyre proceseve, sistemi është përsëri aktiv dhe i disponueshëm për përdoruesit e sistemeve operative “Android” dhe “iOS””, thonë nga DAP.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
