Connect with us

Lajme

Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili ka folur për mediat në lidhje me kërkesën e Këshilltarëve të AKI-së për seancë urgjente të këshillit, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve shqip të rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Ai tha se këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese, sepse vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve shqip, ka qenë vendim gjysmak nga BDI, teksa tani do të regjistrohen sipas ligjit.

“Këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese. Po shfuqizohet një vendim i vitit 2007, që realisht nuk ka qenë kurrë në fuqi, sepse ato emra shqip nuk kanë qenë të regjistruara askund ashtu. Nuk e di pse po reagon BDI dhe atë për Komunën e Tetovës, le të reagojnë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Këto veprime janë defokusim nga një moment kur ne po punojmë për zgjidhjen e duhur të kësaj çështje, kur po finalizojmë emërtimin e rrugëve sipas ligjit, sipas vendimit të Këshillit por dhe miratimit nga qeveria”, tha Qamili.

Ai sqaroi se me punën e komisionit që ka formuar Komuna për këtë çështje, do të rikthehen emrat e rrugëve që janë nga vendimi i vitit 2007 por që nuk janë zbatuar e poashtu do të emërtohen edhe rrugë të tjera më emra të rinj. /Telegrafi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C

Meteorologët kanë paralajmëruar formimin e një “kupole të nxehtësisë” mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore, e cila pritet të sjellë valën e parë të madhe të të nxehtit për këtë verë. Sipas parashikimeve, temperaturat në disa zona të Portugalisë, Spanjës dhe Francës mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius gjatë ditëve të ardhshme.

Fenomeni i njohur si “kupola e nxehtësisë” krijohet kur një sistem i fuqishëm i presionit të lartë bllokon ajrin e nxehtë pranë sipërfaqes së tokës, duke penguar depërtimin e masave më të freskëta ajrore. Kjo situatë pritet të favorizojë temperatura 14 deri në 18 gradë mbi mesataren sezonale në pjesë të ndryshme të kontinentit.

Më të goditura nga vala e të nxehtit do të jenë Spanja, Portugalia dhe Franca. Në disa rajone franceze, modelet meteorologjike parashikojnë temperatura nga 41 deri në 44 gradë Celsius, ndërsa në Paris priten disa ditë radhazi me temperatura nga 35 deri në 40 gradë.

Vapa do të shtrihet gradualisht edhe drejt Gjermanisë, vendeve të Beneluksit, Britanisë së Madhe dhe Italisë, ku temperaturat do të kalojnë shpesh 30 gradë Celsius. Edhe Ballkani do të ndjejë ndikimin e këtij sistemi, me temperatura që në shumicën e rajonit pritet të lëvizin mes 30 dhe 35 gradëve.

Ekspertët paralajmërojnë se periudha e gjatë me temperatura të larta mund të përkeqësojë thatësirën dhe të rrisë rrezikun e zjarreve pyjore në shumë vende evropiane. Sipas parashikimeve aktuale, sistemi i presionit të lartë mund të mbetet aktiv deri në fund të muajit qershor, duke zgjatur valën e të nxehtit në pjesën më të madhe të Evropës.

Continue Reading

Lajme

Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti sot me emra përçmues të gjithë njerëzit që, siç tha ai, mendojnë se ai nuk ishte mjaftueshëm i ashpër me Iranin.

“Këta budallenj që mendojnë se nuk kam qenë mjaftueshëm i ashpër me Iranin, në një kohë kur tregu i aksioneve sapo ka arritur nivele rekord dhe çmimet e naftës po bien, janë ose xhelozë, njerëz të këqij ose budallenj”, tha Trump në një postim në rrjetin social Truth.

Deklarata e tij vjen ndërsa mediat në mbarë botën raportuan se Trump dhe Presidenti iranian Masud Pezeshkian nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve të tyre.

Memorandumi përmban 14 pika dhe u nënshkrua në mënyrë dixhitale, nga distanca.

Sipas CNN, e cila publikoi detajet e dokumentit, Memorandumi përfshin, ndër të tjera, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe sigurimin e të paktën 300 miliardë dollarëve për rindërtimin dhe zhvillimin e Iranit.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet ish kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski

Ilço Gjorgjioski, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është ndaluar në një aksion të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Financiare.

Nën udhëheqjen e një prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë Financiare, që nga orët e hershme të mëngjesit po zhvillohet një aksion në disa lokacione, ku po kryhen kontrolle, ndërsa në kuadër të këtij aksioni është ndaluar edhe ish-drejtuesi i Federatës të Futbollit të Maqedonisë.
Së bashku me të është ndaluar edhe Olgica Mladenovska, përgjegjëse për financat gjatë mandatit të tij, si dhe rreth dhjetë persona të tjerë, të cilët dyshohen për keqpërdorime financiare me të cilat është dëmtuar buxheti i Shtëpisë së Futbollit.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, për herë të dytë një ish-drejtues i FFM-së përfundon në paraburgim për akuza serioze për krim financiar. Më pak se dy muaj më parë u arrestua edhe Muamed Sejdini, i akuzuar për përvetësimin e 700.000 eurove, donacion nga UEFA për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.
Burimi: Sport1.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C

Meteorologët kanë paralajmëruar formimin e një “kupole të nxehtësisë” mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore, e cila pritet të sjellë valën...

Lajme2 hours ago

Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili ka folur për mediat në lidhje me kërkesën e Këshilltarëve të AKI-së për...

Lajme2 hours ago

Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti sot me emra përçmues të gjithë njerëzit që, siç...

Lajme2 hours ago

Arrestohet ish kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski

Ilço Gjorgjioski, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është ndaluar në një aksion të Prokurorisë për Ndjekjen e...

Lajme2 hours ago

Komuna e Tetovës ndan nga 100 euro vauçer për filloristët: Zbardhen datat dhe procedurat e aplikimit

Komuna e Tetovës ka njoftuar zyrtarisht prindërit se së shpejti do të hapet procesi i aplikimit për përfitimin e vauçerëve...

Lajme2 hours ago

Osmani ngre pyetje për Kurtin: Si përfunduam me afrimin e Shkupit me Beogradin?

Shkup, 18 qershor – Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas miratimit të...

Lajme2 hours ago

BDI kërkon seancë urgjente për emrat e rrugëve në Tetovë!

Vendimi i i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 11 emrave të vjetër të rrugëve të Tetovës, të ndryshuara në vitin...

Lajme2 hours ago

Mariçiq nga Kishinevi: KSHZ-ja me Memorandum forcon bashkëpunimin me rajonin për zgjedhje sipas standardeve evropiane

Një delegacion i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), i përbërë nga kryetari Bojan Mariçiq and anëtaret Ditmire Shehu dhe Svetllana...

Lajme5 hours ago

Këta janë 53 deputetët e Lëvizjes së Kurtit në Kuvendin e ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të...

Lajme15 hours ago

Mickoski nga Strumica në 36-vjetorin e VMRO: Ideja për Maqedoninë sot është më e fortë se kurrë

Kryeministri Hristijan Mickoski, sonte nga Strumica porositi se ideja që nisi para 36 vitesh me themelimin e VMRO-DPMNE-së jo vetëm...

Trending