Lajme
Bujar Osmani nga shkolla “7 Marsi” në Çair: “Kjo shkollë më bëri mua, tani është koha të bëj unë për të”
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ka shpërndarë një video material në rrjetin social Facebook, duke u ndalur para shkollës fillore “7 Marsi” në Çair – institucionin ku ai kaloi katër nga vitet më formuese të fëmijërisë së tij, nga klasa e katërt deri në klasën e tetë.
Osmani rikujtoi përvojën e tij si nxënës në këtë shkollë, duke theksuar rëndësinë që ajo ka pasur në formimin e karakterit të tij dhe në rrugën drejt edukimit dhe suksesit. Ai u shpreh:
“Katër vitet më formuese të jetës i kalova në këtë shkollë, 7 Marsi, nga e katërta deri në klasën e tetë. Vitet kur mësova të kërkoj më shumë nga vetja, ku mësova të respektoj mësuesit që na mbanin gjallë kurreshtjen.”
Megjithatë, sipas Osmanit, gjendja aktuale e kësaj shkolle lë shumë për të dëshiruar. Ai evidentoi disa nga problemet me të cilat përballet ky institucion arsimor:
“Mbi 10 vite me xhiro llogari të bllokuara për shkak të borxheve,
Nyjet sanitare që renovohen nga vetë prindërit pas kërcënimeve për bojkot,
Mungesë bazike mjetesh mësimore, ku fëmijët detyrohen të huazojnë shkumësa nga shkolla të tjera.
“Fëmijët nuk kanë faj, ne të rriturit ua kemi borxh,”, theksoi Osmani.
Kandidati nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim premtoi se nëse merr besimin e qytetarëve, dita e parë e mandatit të tij si kryetar komune do të nisë pikërisht nga shkolla “7 Marsi”.
“Kjo shkollë më bëri mua, tani është koha të bëj unë për të,”, shtoi Osmani.
Lajme
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës
Sot bëhen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.
Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:
c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.
d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës
e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Lajme
Mbi 1,600 gra të lindura në Maqedoni të Veriut lindën foshnje në Gjermani vitin e kaluar
Numri i përgjithshëm i shtetasve të RMV-së të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte 161.120, që është 2.000 më shumë se në vitin 2024, kur ky numër ishte 158.995.
Nga viti 2015 deri në vitin 2025, numri i qytetarëve të RMV të regjistruar si të huaj në Gjermani është rritur me më shumë se 65,000.
Statistikat tregojnë se vetëm vitin e kaluar në Gjermani kanë lindur 1.620 të porsalindur, të cilët, sipas klasifikimit statistikor gjerman, kanë nëna që kanë lindur në Maqedoni të Veriut.
Gjermania mbetet një nga destinacionet më të dëshirueshme për qytetarët e RMV-së që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike, të ardhura më të larta dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tyre. Mijëra qytetarë të RMV-së janë zhvendosur atje vitet e fundit dhe disa prej tyre tashmë po krijojnë familje dhe po bëhen prindër, gjë që kontribuon në rritjen e numrit të fëmijëve të lindur në maternitetet gjermane nga prindër me origjinënga RMV-ja.
Lajme
Pesëvjeçari nga Gostivari u helmua me barna, dërgohet në Klinikën e Pediatrisë
Më 8 qershor 2026, rreth orës 18:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në Repartin e Pediatrisë ishte pranuar një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran, i cili kishte pësuar helmim nga barnat.
Sipas informacioneve fillestare, fëmija ka rënë në kontakt me barna të lëna në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ai është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup për trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme.
“Më 08.06.2026 në ora 18:40 në Stacionin Policor Gostivar është
raportuar se në Repartin e Pediatrisë, për shkak të helmimit me barna,
është sjellë një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas
raportimit, fëmija ka rënë në kontakt me barna që ishin lënë në një vend
të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Fëmija është transportuar në Klinikën
e Fëmijëve në Shkup për kujdes dhe ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
