Connect with us

Lajme

Osmani: Dënojmë sulmin iranian, Izraeli të mbajë përgjegjësi për civilët në Gaza

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, ka dënuar fuqishëm sulmin masiv të Iranit ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar, i cili mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
“E dënojmë këtë sulm siç i kemi dënuar edhe sulmet e mëparshme dhe siç do të dënojmë sulmet hakmarrëse eventuale që paralajmërohen. Dhuna shkakton dhunë dhe ky cikël i përsëritur hakmarrjeje e përshkallëzon në mënyrë të pakthyeshme situatën në rajon, e cila shumë lehtë mund të zgjerohet; Bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune, sepse nëse dhuna hakmarrëse nuk ndalet tani, situata do ta kalojë së shpejti pikën nga e cila nuk do të ketë kthim prapa” tha Osmani.
Osmani iu referua edhe gjendjes shumë të rëndë të popullatës civile në Gaza, duke theksuar se Izraeli mban përgjegjësinë e vet për vuajtjet e civilëve e të cilën ne parimisht e dënojmë.
Njëherit, Osmani theksoi se nëse nuk parandalohen dinamikat e mëtutjeshme jashtëzakonisht negative, ka potencial të shndërrohet në luftë rajonale, e cila direkt ose indirekt do të ketë ndikim jashtë rajonit. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se së bashku me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë, një tjetër krizë serioze ushtarake rajonale në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime dramatike ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Gjithashtu, Osmani përkujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme e ka evakuuar numrin më të madh të shtetasve tanë që kanë qenë në Izrael, me fluturim të organizuar në tetor të vitit të kaluar, por se një pjesë prej tyre kanë qëndruar sipas vendimit të tyre. Sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria, në Izrael janë rreth 40-50 shtetas tanë, duke përfshirë edhe familjet e personelit tonë diplomatik në Tel Aviv.
“Dëshiroj t’ju informoj se vendimi i parë që mora këtë mëngjes ishte vendimi për formimin e një shtabi të krizës, kryesisht përgjegjës për organizimin e evakuimit të qytetarëve tanë nga Izraeli, dhe më gjerë nga Lindja e Mesme, nëse lind nevoja. Evakuimi do të varet nga dinamika e situatës në orët dhe ditët në vijim, si dhe qasshmëria e aeroportit në Tel Aviv, i cili gjatë orëve të mëngjesit të sotëm është vënë sërish në funksion, por punon me kapacitet të kufizuar. Rruga e vetme alternative është rruga tokësore përmes Jordanisë”, konfirmoi Ministri.
Osmani tha se personeli i Ambasadës është i sigurt dhe është në dispozicion të shtetasve tanë.
“Ftoj të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Izrael që të jenë në komunikim me Ambasadën tonë në Tel Aviv në numrin kudesatar+ 972 549 267 378, si dhe në telefonat kujdestar SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme (+389 75 273 732 / +389 75 268 736 ), me qëllim përgatitjen për evakuim të mundshëm”, tha Osmani
Ministria e Punëve të Jashtme dje u bëri apel shtetasve tanë që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme për në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Nga koalicioni opozitës shqiptare VLEN sot për mediat kanë deklaruar se ata janë garancë për Ndryshimet Kushtetuese në vend pas Qeverisjes së re.

Ja fjalimi i plotë i Afrim Gashit nga ky koalicion.

“Të nderuar qytetarë, të dashur mbështetës të Koalicionit Shqiptar VLEN, jam sot këtu për t’ju qetësuar se gjithçka po shkon sipas planit të shtabeve tona dhe se fitoren tashmë po e shohim në horizont.

Ne e dimë saktë se çfarë jemi duke bërë dhe çfarë duhet të bëjmë deri më 8 maj. Kështu, siç dëshmuam më 24 prill, se shqiptarët janë PËR koalicionin VLEN, kjo më 8 maj do të shndërrohet në një referendum që koalicionit VLEN do t’ia japë një fitore plebishitare shqiptare.

Duke qenë garuesit e vetëm në kampin politik shqiptar dhe, natyrisht, fitues të këtij blloku, ne jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitimë të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na obligon që t’i përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku – pos tjerash – do të drejtojmë institucione të rëndësishme të Punëve të Brendshme, që janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për ta luftuar kështu fuqishëm dhe drejtpërdrejt krimin dhe korrupsionin shumështresor dhe shumëvjeçar.

Kur jemi këtu, më duhet t’ju bëj thirrje të jeni të qetë se është vetëm propagandë ajo se dikush do t’i bllokojë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën eurointegruese. Koalicioni Shqiptar VLEN është garancë në qeverinë e ardhshme se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe për këtë do të kemi kornizë të veçantë për masat dhe afatet e zbatimit të këtij detyrimi. Gjithsesi, insistimi ynë është që ato të ndodhim sa më shpejt dhe që bisedimet për aderim në BE të fillojnë një ditë e më parë.

Përveç kësaj, ne jemi konsistentë në qëndrimin tonë se duhet të hapet debat i gjerë që, gjatë ndryshimeve të ardhshme kushtetuese, të vendoset dispozita sipas së cilës presidenti i shtetit do të zgjidhet në kuvendin republikan, gjithsesi duke synuar konsensus sa më të gjerë politik, por edhe kohezion më të lartë etnik përmes shumicës së dyfishtë.

Thirrja ime e fundit është që të punoni me shumë zell, përkushtim e kujdes, që fitoren e 8 majit ta bëjmë sa më madhështore. Të bindur se ia VLEN” – thuhet në pressin për media nga VLEN. /tvklan.mk/

Continue Reading

Lajme

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,57 % në raport me vendimin e datës 22.4.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,107 den/kg dhe do të jetë 46,661 den/kg.

Nga data 30.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

Continue Reading

Lajme

Bilall Kasami: Nuk hyjmë pa asnjë kusht në qeveri, kemi programin tonë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se nuk është e logjikshme që ata të hyjnë në qeveri pa asnjë kusht, ngase ata kanë programin e tyre.
“E thash edhe sot që ne kemi programin tonë VLEN 2030 e cila do të jetë pjesë e programës së Qeverisë së ardhshme ku ne do të bëjmë pjesë. Për ne nuk është e imagjinueshme apo nuk ka kuptim që të flasim pjesëmarrjen në një Qeveri pa qenë pjesë e përpilimit të programës së asaj Qeverie”, tha Kasami.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Nga koalicioni opozitës shqiptare VLEN sot për mediat kanë deklaruar se ata janë garancë për Ndryshimet Kushtetuese në vend pas...

Lajme5 hours ago

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Lajme5 hours ago

Bilall Kasami: Nuk hyjmë pa asnjë kusht në qeveri, kemi programin tonë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se nuk është e logjikshme që ata të hyjnë në qeveri pa...

Lajme22 hours ago

“Betejë” në Facebook: Osmani dhe Taravari “thumbojnë” njëri – tjetrin!

Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni...

Lajme23 hours ago

Katër shtetas të SHBA-së përleshen në Shkup, arrestohen nga policia

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kisella Vodës në Shkup janë...

Lajme23 hours ago

Ahmeti porosi VLEN-it: Mos e bëni gabimin e PDSH-së, u pa kush fitoi, populli ishte me Frontin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar zërat dhe deklarata se opozita shqiptare VLEN është duke biuseduar me VMRO-në për...

Lajme23 hours ago

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorës

Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër bashkë me qytetarë dhe nga...

Lajme3 days ago

Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni

Nga dita e djeshme ka çmime të reja më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve. Çmimet...

Lajme3 days ago

Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm...

Lajme3 days ago

Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni

Nga dita e djeshme ka çmime të reja më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve. Çmimet...

Trending